Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës, as në jug e as në veri të vendit. Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në ceremoninë për nder të Epopesë së UCK-së, e organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas tij, komandanti Adem Jashari iu ka dhënë një leksion me veprën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Në marsin e vitit 1998 midis Evrope u çua një familje e tërë, ku bota u zgjua dhe nuk lejoj të vdes një popull…Adem Jashari na ka dhënë këtë leksion ‘vetëm një popull që është i gatshëm të mbroj me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt’. Thelbi i lirisë sonë, dhe deputetët e zgjedhur me 107 vota i thanë po projektit të madh…Ushtria e Kosovës bien paqe dhe nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës, as në jug e as në veri. Me miqtë e Kosovës, Amerikën do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën ashtu siç kemi dashur.”-u shpreh Haradinaj.