Harroi të uronte ditëlindjen e nënës, Mario Dedivanovic tregon reagimin e saj

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grimieri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanovic harroi të uronte ditëlindjen e nënës së tij dhe reagimin e saj ia tregoi të gjithë ndjekësve të tij.

Nëna e Marios nuk u zemërua aspak se djalit i doli nga mendja dita e saj më e bukur. Madje ajo e pyeti djalin nëse ka nevojë që ta ndihmojë për tu përgatitur për udhëtimin e rradhës.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime. I vetmi njeri që kupton zemrën time dhe kjo sepse kemi të njëjtën. Çdo natë para se të fle, unë marrë një mesazh nga ajo që më shkruan: ‘natën e mirë, të dua’ dhe çdo mëngjes është e njëjta histori.

S’ka rëndësi në ç’cep të botës ndodhem, mesazhi i saj është aty. Sot, unë harrova që është ditëlindja e saj dhe kur pashë datën e mora për t’i kënduar këngën. Çfarë bëri ajo? Më pyeti nëse kisha nevojë të vinte për të më larë rrobat apo të më ndihmonte me valixhet për udhëtimin e radhës. Do të isha i humbur pa ty. Të dua shumë!”, shkruajti Mario në Instagram.

Zjarr Tv Ad