Harta e konsumit të hashashit

0
765
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
cannabis map.jpg
cannabis map.jpg

Lista e vendeve që po lejojnë konsumin e hashashit sa vjen e zgjerohet gjithnjë e më shumë. Holanda shihet si një shembull në Europë, ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendeve të Amerikës Latine, kjo drogë është e lejueshme ose ka penalitete të papërfillshme.

Megjithatë, konsumatorët më të mëdhenj të hashashit nuk janë në këto vende. “Recovery Brands” publikoi studimin ku vendi i parë është krejtësisht surprizë. Islandezët janë populli që konsumojnë më shumë hashashin. 190 nga 1 mijë prej tyre janë konsumatorë të rregullt të tij, ndërkohë që më shumë se gjysma thonë se e konsumojnë me raste.

Në Islandë hashashi nuk është i lejueshëm dhe konsumimi i tij dënohet me gjobë. Por si ka mundësi që islandezët janë konsumatorët më të mëdhenj? “Recovery Brands” rendit disa arsye, por më kryesorja është çmimi i lartë i alkoolit.

Çuditërisht Holanda as që është në listën e pesë vendeve që e konsumojnë më shumë. Pas Islandës renditen menjëherë Shtetet e Bashkuara më pas Spanja, Çekia dhe Franca.

Zjarr Tv Ad