Harta e re gjyqësore/ Ironia e Maks Haxhiajt: Duhen 6 orë për të mbërritur në Përmet! Nëse rrihet një grua, sa të shkojmë ne i ka ikur inati

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia ka folur për hartën e re gjyqësore dhe problemet që lindin me formulën e re.

Haxhia u shpreh se nëse një grua rrihet në Frashër të Përmetit duhen 6 orë që të mbërrihet në vend dhe deri atëherë ai tha se asaj mund t’i ketë ikur inati për të denoncuar dhunuesit.

“Një grua që rrihet në Frashër të Përmetit duhen 6 orë që të shkojnë. Sa të shkojnë i ka ikur edhe inati, i kanë ardhur edhe familjarët”, tha Haxhia.

Ai deklaroi se nuk beson se qeveria e ka seriozisht tryezën për konsultim pasi është bërë publik qëndrimi se vendimi është marrë.

“Është e domosdoshme të ketë tre apo katër apele. Madje thamë që Apeli i Tiranës të ndahet në civil dhe penal dhe një nga këto të shkojnë në Durrës. Propozuam që gjykatat e shkallës së parë të ktheheshin në seksione administrative. Ne kërkuam që Saranda të ketë një gjykatë të shkallës së parë. Ndërkohë natyrisht nuk u mor asnjë. Edhe pse ne dhamë kontributin tonë bëmë kundërshtimet tona për t’u bashkuar me qëllimet që ndjek qeveria e gjyqësorit.

 Kërkesa jonë është që të mos vëmë gurin e parë në themel dhe pastaj të prishim katet. Po dëgjojmë që vendimi është gati për t’u marrë, atëherë që kot kemi ardhur. Nuk besojmë se ju e keni seriozisht. Ju s’po bëni me seriozitet hartën territoriale. Pezulloni hartën gjyqësore, bëni hartën territoriale dhe më pas edhe hartën gjyqësore sepse pushtetet shkojnë paralele. Nuk e kemi bërë këtë lëvizje për buxhetin tonë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad