Harta e re Gjyqësore, Olsian Çela ngre alarmin: Vakancat do të shtohen, prurjet e reja janë çelsi i zgjidhjes

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeprokurori Olsian Çela, ka ngritur alarmin këtë të premte se vakancat në prokuroritë e vogla, do të rriten dhe do preken madje edhe prokuroritë e mëdha. Çela kërkoi kthimin e vitit të tretë të magjistraturës në vit stazhi, duke shtuar se e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë është me anë të prurjeve të reja.

“Presim  përmirësimin e marrëdhënieve midis KLP dhe prokurorit të përgjithshëm. Përsa i përket një balancimi të dreejtë midis komptetencave institutionale. Të përmirësojmë marrëdhënien tonë me KLP. Brenda atryre kufijve që janë kompetencat e prokurorit të përgjithshëm, ne jemi munduar të mbajmë hetimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave.

Në fakt ne patëm një takim që ia bëmë me dije dhe mediave. Urgjenca e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për një hartë të re gjyqësore. Kryetarja e KLGj më njohu me këtë hartë. I përgjigjet nevojave që ka sistemi. Të mos harrojmë që vakancat do vazhdojnë të shtohen dhe masat që duhet të marrim do të jenë drastike. Vlerësoj se është e domosdoshme që viti i tretë i magjistraturës të kthehet si stazh.

Kjo mungesë po i  afrohet prokurorive të mëdha, që do sjellë pasoja më të mëdha për vendin. Prurjet e reja janë çëlsi. Kemi kërkuar deri më tani nga Ministria inspektimin e 6 prokurorëve“, tha Cela. Mësohet se gjykatat që do të mbyllen me propozim të KLGJ-së janë ajo e Matit, Laçit, Tropojës, Pukës dhe Përmetit, ndërkohë që rrjedhimisht mbyllen dhe prokuroritë që funksionojnë pranë tyre.

KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, për shkak të vakancave, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë, ndërkohë që Manja nuk pranoi që të komentonte nëse nga 3 Apele do të jenë vetëm 1.

Për shkak të vakancave në radhët e sistemit të drejtësisë, si pasojë e Vetingut, KLGJ kërkon me insistim që numri i gjykatave të ulet, por për Ministrinë e Drejtësisë me interes është edhe aksesi që kanë qytetarët në institucionet e drejtësisë. Thënë më thjesht, në rast se mbyllet Gjykata e Laçit, qytetarët e kësaj zone do të jenë të detyruar që të zhvendosen drejt Lezhës për të ndjekur çështjet e tyre, çka do të shtonte më pas edhe kostot.

Zjarr Tv Ad