Harta e re, Korreshi: Qytetarët pa shërbim, gjyqtarët duan të vinë me shtëpi në Tiranë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korresi nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin për kollapsin në sistemin gjyqësor, për shkak të grevës së avokatëve.

Korreshi kritikoi hartën e re gjyqësore, ndërkohë që qytetarët nuk po marrin shërbim.

“Parlamenti ëhstë bërë si han pa porta. Kjo reformë është në fil i vjetër etëm se kanë ndryshuar aktorët. Sot avokatët janë në protestë. Për këtë reformë në drejtësi për mënyrën si po e konceptoni këtë reformë. Sot kanë qenë në dyert e KLGJ të gjithë avokatët. Njerëzit nuk po marrin shërbim, janë bojkotuar të gjitha seancat. Ju nuk i dëgjoni. Vini këtu dhe i ndani fletë lavdërimi. Ku janë këto fletët? Si mund të jepet në këtë lloj forme. Sepse ju futët një drejtësi me gogla.

Kjo reformë dështoi që në hapat e parë dhe e tillë do të përfundojë. Ju kuptuat sesi mund ta coni këtë sistem në kolaps sepse i interesonte kryeministrit. Prej vitesh GJK nuk ishte funksionale. Ai sistem drejtësie që ju e bëtë çorap në këto 6 vite po mundoheni ta qepni. Nuk mund të konceptohet vetëm një gjykatë apeli kur ju ju plasi bomba te gjykata e apelit administrativ. Ju po eliminoni gjykatat e rretheve, është qesharake. Sistemi është në kolaps. Ju po e ktheni shërbim ndaj gjyqtarëve sepse të gjithë duan të vijnë me shtëpi në Tiranë. Mund të kthehet një sistem drejtësie me shtëpi në Tiranë. Po ne qytete e vogla nuk meritojmë një sistem në drejtësi”, tha Korreshi.

Zjarr Tv Ad