Harxhi: Meloni është konservatore e pastër, nuk ka lidhje me fashizmin

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomatja Edith Harxhi e ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për zgjedhjet në Itali, ku surpriza ishte fitorja e “Fratlli D’Italia” të Giorgia Melonit.

Ajo tha se ndryshimet në Itali vijnë si pasojë e krizave, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë lidhje mes Melonit dhe fashizmit.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Shembulli që na sjell Italia që bashkimi bën fuqinë dhe mosbashkimi sjell përçarje, a është ky momenti për të mësuar opozita?

Harxhi: Unë mendoj se profesor Milo ka të drejtë kur thotë se ndryshime të mëdha ndodhin në kohë krizash. Por nuk kemi krizë italiane kemi krizë globale, ka qenë Brexit, efekti Trump pastaj është pandemia. Faktikisht Brezit ishte ajo që bëri thyerjen e madhe me atë idenë që popujt po reagojnë për tu shkëputur nga ajo që kishte filluar.

Ju e dini mendimin për Brexit dhe e mbështes dhe e mbroj. Këto janë tre përplasjet e mëdha të civilizimit. Kemi parë një rritje të Kinës, por dhe një lloj zgjimi që është bërë. Lëvizjet e djathta apo të majta janë pasojë e kësaj krize. Një nga këto është në 2018-n në Itali “5 Yjet”. Asnjë nga ne nuk e priste që një lëvizje e krijuar nga një komedian të merrte shumicën. Unë dua ta shoh më tepër në një krizë globale. Fitorja e së djathtës në Italia i takon Giorgia Melonit. I dedikohet Melonit pasi ajo është konservatore e pastër dhe se i tillë nja nga parimet bazë të konservatorizmit është vazhdimësia. Më vjen keq që e kanë cilësuar shpesh herë si pjesë të ekstremit të djathtë, vetëm tek ekstremi i djathtë nuk është.

Xhafaj: Ka mburrur Musolinin.

Harxhi: Edhe kjo nuk ka lidhje pasi edhe Liz Truss ishte kundër monarkisë. Kriza italiane vjen si pasojë e zhvillimeve globale, por Italia mbetet barometër. Nuk është vetëm fitorja e Melonit në Itali, por dhe e së djathtës në Suedi.

/Abcnews.al/

Zjarr Tv Ad