Has/ Ndëshkohet me gjobë shoferi që bëri manovra të rrezikshme në qendër të qytetit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Has një shofer është ndëshkuar me gjobë pasi bëri manovra të rrezikshme në qendër të qytetit.

Mësohet se shërbimet e DVP Kukës ndaluan drejtuesin e mjetit me masën administrative 40 mijë lekë.

Njoftimi i Policisë:

Ndëshkohet me gjobë shoferi që bëri manovra të rrezikshme në qendër të qytetit.

Pas postimit në rrjete sociale të një video ku një mjet fuoristradë bën shkelje dhe manovra të rrezikshme në qytetin e Hasit, shërbimet e DVP Kukës kanë ndaluar mjetin dhe ndëshkuar me masë administrative 40 mijë lekë, sipas Kodit Rrugor.

Ndaj dy punonjësve të policisë që nuk kanë reaguar ndaj shkeljes, ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë disiplinore bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, për mos ushtrim të atributeve dhe kompetencave.

Policia e Shtetit falenderon mediat dhe qytetarët dhe i nxit të denoncojnë çdo rast, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër.

 

Zjarr Tv Ad