Hasan Lika largohet nga drejtimi i skuadrës shkodrane, ja arsyeja

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një njoftim zyrtar nga klubi i Vllaznisë bëhet me dije se trajneri Hasan Lika do të largohet nga drejtimi i skuadrës shkodrane. Në fakt, jemi mësuar se largimet e trajnerëve bëhen për shkak të rezultateve, por me Likën ndodh ndryshe. Tekniku kryeqytetas do të udhëtojë për në Amerikë, për të jetuar atje, duke ndërprerë bashkëpunimin e suksesshëm me kuqeblutë. Hasan Lika e lë Vllazninë në vendin e parë në Grupin A në Kategorinë e Parë. Shkodranët udhëheqin me 11 pikë më shumë nga Erzeni dhe Korabi, që ndajnë vendin e dytë.

Zjarr Tv Ad