Hashim Thaçi: Kosova, shembull për integrimet e komuniteteve

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka pritur në një takim përfaqësues të këtij komuniteti, të kryesuar nga deputeti Alert Kinolli. Ai tha se komunitetet në Kosovës janë pasuri e të gjithëve, ndërsa shtoi se vendi që ai drejton është shembull dhe model për integrimin e komuniteteve të ndryshme në shoqëri.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve prita një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli. Komunitetet e shumta janë pasuri e Republikës së Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Ne jemi model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione. Përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare, i falënderova për kontributin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë. Të gjithë qytetarët e komunitetit rom, i uroj për këtë ditë të veçantë për ta dhe familjet e tyre! HTH”, shkruan Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad