Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta prezantoi sot Edmond Haxhinaston si Koordinator i Partise se Lirise per Programin Politik.
Edmond Haxhinasto: Referendumi është instrument themelor i demokracisë që jo vetëm zgjidh krizën e përfaqësimit, probleme themelore që ka sistemi ynë demokratik por ka dhe efekte të tjera shumë të rëndësishme për politikën në tërësi.
Referendumi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e politikës, detyrim kushtetues, duhet realizuar si i tillë në gjithë bllokun e veprimeve institucionale që Partia e Lirisë do të ketë, përmes kuadrit përkatës të zbatimit të instrumentit themelor të demokracisë.
Nëse sovrani do jetë vendimmarrësi i drejtpërdrejtë, përgjegjësia e politikës ndaj propozimeve që i bëhen qytetarëve do jetë shumë më e madhe e përgjegjshme me detyrime llogaridhënëse dhe që cdo politikë ti shërbejë qytetarëve.
Deri më sot shumë nga politikat ekonomike apo sociale nuk kanë pasur në fokus përfitimin e qytetarëve, por kanë pasur realizime makroekonomike që janë të rëndësishme por kryesore që qytetarët të përfitojnë nga poiltikat e qeverisë.
Shpopullimi i vendit shqetësim madhor i Partisë së Lirisë. Referendumi mënyrë e sigurtë që qytetarët ta shohin veten si pjesë të politikbërjes, në kontroll të politikës.