Hedhja e kryqit nën borë në Berat

0
695
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreshjet e borës kanë zbardhur sot qytetin e UNESCO-s, ku rreshjet e borës që kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe kanë vijuar disa orë kanë mbuluar banesat muze. Nën rreshjet e borës është zhvilluar sot ceremonia e hedhjes së kryqit të shenjtë, të 6 Janarit. Festa e ujit të bekuar për herë të parë pas shumë vitesh është zhvilluar sot nën flokët e borës, që ka shoqëruar gjithë ceremoninë. Rritet fetare të kësaj dite kanë nisur në Katedralen e Shën Dhimirtit, ku At Pteraq Simsia, ka drejtuar më pas korrin e kishës që ka përshkuar pedonalen për të mbërritur pranë Urës së Gorisës, ku është bërë hedhja e kryqit. Me gjithë temperaturat tepër të ulëta dhe rreshjet e borës qindra qytetarë pavarsisht besimit të tyre fetar janë bërë pjesë e kësaj feste. Një grup djemë të rinjë kanë sfiduar rreshjet e borës dhe të ftohtin duke u futur në ujrat e ftohta të lumit Osum për të kapur kryqin e shenjtë.  At Kristaqi hodhi në ujë kryqin e shenjtë, i cili u nxor nga lumi nga Renato Laska, dhe më pas duke marrë bekimin e kishës.

Ceremonia e hedhjes së Kryqitë të shenjtë në lum është dita e ujit të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, fanafilla e të cilës lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Urimet për këtë festë përcolli nga Berati ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.///

Zjarr Tv Ad