Helena Kadare mesazh të rinjve: Vaksinohuni, çfarë na duhet jeta pa nipërit dhe mbesat tona

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtarja Helena Kadare, ka përcjellë një mesazh sensibilizim për marrjen e vaksinës.

Në mesazhin e shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo shprehet se e ka të pamundur të gjejë logjikën e refuzimit të vaksinës nga ana e të rinjve.

Sipas saj, refuzimi i vaksinës është njësoj si t’i thuash jetës “Jo” në favor të mosqenies.

“Ne të rriturit, i shpëtuam kësaj m*urtaje në sajë të vaksinës. Por në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona?

Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej të rinjve. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, thuhet në mesazhin e saj.

 

Zjarr Tv Ad