Helidon Haliti reagon për autobusin që ra në Lanë: Pa dashur të prek askënd dhe kërkoj ndjesë për këtë, të lihet si instalacionet më të bukura në botë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, autobusii i linjës së Unazës, ku autobusi u përplas me një automjet, duke humbur kontrollin duke devijuar kështu drejtimin, ku për pasojë ka përfunduar në Lanë.

Por, në sytë e një artisti, çdo situatë shihet në një këndvështrim ndryshe.

Ashtu sikurse edhe autobusi, që ra mbrëmjen e kaluar në Lanë, fatmirësisht pa pasoja të rënda në njerëz.

Artisti Helidon Haliti, ka një propozim: autobusi të lihet në vendin ku ra, si instalacion.

“Pa dashur të prek askënd dhe kërkoj ndjesë për këtë, por e kam artistik këtë propozim. Unë këtë autobus e lija aty si instilacion arti dhe do të ishte nga instalacionet më të bukura në botë, me autor popullin. Ju lutem pranoni propozimin tim dhe mos e hiqni. Unë nuk jam Anri Sala që të më dëgjoni, por duhet të dëgjohem”, shkruan Haliti në rrjetet sociale.

Propozimi i tij duket se mbështetet edhe nga komentuesit, të cilët e cilësojnë një ide unike, por ka edhe nga ata komentues që shkruajnë se përveçse si instilacion, do të shërbente edhe si paralajmërim për shoferët e tjerë”, shprehet ai.

Zjarr Tv Ad