Helikopteri i ushtrisë bën ulje emergjente në Librazhd, dyshohet se pësoi defekt në ajër

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një helikopter i Ushtrisë Shqiptare ka bërë ulje emergjente në fushën e stadiumit të Librazhdit. Dyshimet paraprake lidhen me një defekt teknik që mund të ketë pësuar helikopteri në ajër dhe është detyruar të ulet në stadiumin e ekipit të “Sopotit”.

Pilotët shihen rreth mjetit të Ushtrisë, duke kontrolluar diçka në bishtin e helikopterit. Banorët e zonës janë bërë kurioz dhe gjithashtu kanë shkuar brenda fushës, për të parë helikopterin.

Pritet që Ministria e Mbrojtjes të japë njoftim zyrtar për rastin.

Zjarr Tv Ad