Helmimi i 11 nxënësve, Çupi: Qeveria s’po kursen as fëmijët

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas helmimit të 11 nxënësve sot në Bulqizë, ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Denmokratike, Dhurata Çupi e cila e quan ngjarjen si “skandal”.

Sipas saj, kjo qeveri nuk po kursen askënd madje as fëmijët që prindërit i çojnë në shkollë, por ata përfundojnë nga pakujdesia e institucioneve në spital.

“Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.

Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit. Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i  dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital. Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.

Të  kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve. Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese

Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment. #tëzbardhetevërteta#fëmijëtjanëeardhmja#”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad