Helmimi i Skripal, SHBA-ja sanksione të reja ndaj Rusisë

0
2

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë. Vendimi është marrë nga presidenti Donald Trump, për shkak të përfshirjeve të dyshuara të Rusisë në helmimin me agjent toksik të një ish-agjenti rus, dhe të vajzës së tij, vitin e kaluar në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Kujtojmë se Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan me agjentin Noviçok në mars të vitit të kaluar, por fatmirësisht i mbijetuan sulmit. Nga ana tjetër Moska shprehet se sanksionet e reja do të dëmtojnë lidhjet bilaterale. Trumpi nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 1 gusht duke imponuar një sërë sanksionesh kundër Moskës, siç përcaktohej me Ligjin e Kontrollit të Armëve Kimike dhe Biologjike (CBW).

Sakaq, zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se masa ishte e lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara. Ai pohoi se Rusia nuk është befasuar nga veprimi i Uashingtonit. Nga ana tjetër Moska e ka mohuar kategorikisht e qëndron pas helmimit, çështje që ka shkaktuar tensione dhe debate mes dy vendeve.