Helmimi masiv në Krujë/ Si u premtua cilësi maksimale e ujit të pijshëm në fushatë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shkuar mbi 300 numri i burrave, grave dhe fëmijëve që prej dy ditësh janë drejtuar për në Spitalin e Krujës me diarre, të vjella, dhimbje barku edhe temperaturë. Të sëmurët janë nga të gjitha fshatrat e Krujës, ndërsa në të gjithë zonën është ndërprerë menjëherë furnizimi me ujë të pijshëm. Të sëmurët i bashkon vetëm një fakt, të gjithë kanë pirë ujë direkt nga rubineti dhe më pas kanë përfunduar në spital.

Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s’kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca” tha një prej të sëmurave në media, ndërsa një tjetër pranon se “Ka të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësime”.

“Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër” thotë një banore e shtruar në spital. Ndërkohë në njoftimin e policisë pranohet se tashmë kanë nisur hetimet për helmimin masiv, ndërsa disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Ujësjellësi i Krujës furnizohet nga 8 burime, ndërsa inaugurimi u bë gjatë fushatës së 25 Prillit. Në godinën e ujësjellësit shkoi vetë kryeministri Rama, për të promovuar investimin. I rrethuar nga kryebashkiaku Artur Bushi, deputeti Rrahman Rraja, deputetja Milva Ekonomi dhe inxhinierë të ujësjellësit, Rama provoi vetë ujin e pijshëm të ujësjellësit duke u bërë thirrje qytetarëve ta konsumojnë ujin sepse ishte i pijshëm.

“Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Perfekt” u shpreh Kryeministri Rama që me veprimin e tij u tregoi banorëve se mund ta pinin ujin direkt nga rubineti.

Por inaugurimet e fushatës janë të destinuara të jenë problematike. Nuk kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga nisja e punës së ujësjellësit të Krujës dhe “puna e paqme” e fushatës ka çuar në spital qindra vetë. Tashmë do të jetë prokuroria që do të zbulojë se kush ka gabuar nga zyrtarët e Ujësjellësit të Krujës, ndërkohë që furnizimi në Krujë është ndërprerë deri në zbulimin e shkaqeve për helmimin masiv.

 

Zjarr Tv Ad