Helmohen dhe vdesin 33 njerez ne Rusi prej pijeve te lira alkolike

0
819
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet ruse thonë se së paku 33 njerëz në një komunitet siberian kanë vdekur ditëve të fundit, pasi kanë pirë locion për trup me përmbajtje të metanolit.

Komiteti Federal Hetues tha se dhjetëra banorë në qarkun Lenin të qytetit Irkutsk janë helmuar me locionin e quajtur Boyaryshnik, pavarësisht paralajmërimit në etiketë se nuk mund të konsumohet në organizëm.

Komiteti tha përmes një deklarate se 42 veta janë shtruar në spital dhe se 25 prej tyre kanë vdekur.

Dega lokale e Komitetit Hetues në Irkutsk tha më vonë se numri i të vdekurve është rritur në 33.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se helmimet janë “një tragjedi e tmerrshme që kërkon vëmendje”.

Helmimet me alkool zëvendësues janë të shpeshta në Rusi.

Zjarr Tv Ad