Henri Çili sot para gjykatës

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe botuesi i njohur Henri Çili sot do të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.

Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.

Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit.

Zjarr Tv Ad