Heqja e aboneve në Tiranë/ Qytetarët organizohen për protestë/ Gazetari ironizon Veliajn: Dmth qytetarët u ankuan se abonetë ishin lirë dhe donin që të paguanin më shumë për urbanet…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Heqja e aboneve për transportin publik në Tiranë, ka sjellë mjaft zemërim në opinionin publik. Kjo për shkak se kjo është një tjetër taksë e rëndë mbi shpinën e tyre.

Për këtë arsye, sot në orën 18:00 është paralajmëruar një protestë për refuzimin e biletës pranë Bashkisë së Tiranës. Qytetarët pritet të kërkojnë rikthimin e aboneve.

Ndërkohë gazetari Klodian Tomorri, ka ironizuar me justifikimin e dhënë nga Bashkia e Tiranës për heqjen e aboneve.

“Justifikimi i Bashkisë së Tiranës për heqjen e aboneve është një kryevepër botërore që vetëm Lali mund ta bëjë.

“I hoqëm abonetë se kishim ankesa nga qytetarët”- thotë Bashkia.

Dmth qytetarët u ankuan se abonetë ishin lirë dhe donin që të paguanin më shumë për urbanët,” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad