Heqja e mandatit të Olta Xhaçkës/ Mazhoranca dhe opozita bien dakord: Të mblidhemi pas dy javësh dhe…

0
204
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është mbledhur Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet me kërkesën e 15 deputetëve të PD për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Mazhoranca kërkoi dy javë kohë për pëcaktimin e raportit, që sic tha deputetja Klotilda Bushka do të ishte koha e mjaftueshme për për të shkëmbyer opinionet mes relatorëve.

Kjo kërkesë u pranua edhe nga opozita. Enkelejd Alibeaj u shpreh se pas dy javësh nuk duhet të ketë justifikime për t’u mbledhur.

Bushka: Në lidhje me afatin duke pasur parasysh që janë dy kërkesa dhe me dëshirën e mirë për të dalë me një raport dy relatorët duhet të punojnë bashkë dhe të shkëmbejnë opinionet. Unë mendoj se një afat maksimal do të ishin dy javë, kjo rakorduar edhe me kalendarin e punimeve. Nëse ne jemi edhe më herët gati ju njoftojmë dhe jemi gati me veprimtarinë e këtij komisionit.

Alibeaj: Që e keni shtyrë këtë mbledhjen e këshillit me sebepe të paqenë kjo është dukur tashmë. Janë dy kërkesa që janë të ngjashme dhe nuk përbën kompleksit të çështjes, argumentet janë pothuajse identike. Ju kërkuat kohë për tu njohur me materialet e çështjes. Për ne e rëndësishmen është që kjo procedurë të shkojë deri në fund, ja lënë justifikim për ta shtyrë. Dy javë, por pas dy javësh mos vini këtu dhe të thoni ka dhe ca materiale për tu njohur, ca prova për tu marrë e me radhë. Ky do të ishte serioziteti i parlamentit. Është e dyta herë që për përcaktimin e seancës ne detyrohemi të bëjmë kërkesë ndaj jush. Është bara juaj që ta mblidhni brenda afateve.

Zjarr Tv Ad