Heqja e mbrojtjes ndaj Berishës, Garda del me deklaratë mbi arsyen

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Garda e Republikës, reagon lidhur me heqjen e mbrojtjes ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Në një qëndrim zyrtar, Garda thotë se, “Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojat e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”.

Gjatë një prononcimi për mediat gjatë protestës së sotme, Berisha tha se, “Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë”

Zjarr Tv Ad