Heqja e pjesshme e taksës për Serbinë, Daçiç: Është lojë politike e Albin Kurtit

0
62
Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Heqjen e pjesshme të taksës për mallrat serbe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka cilësuar si lojë politike nga ana e Albin Kurti. Në një prononcim për Prva TV, diplomati serb pohoi se veprimi i Kurtit është ‘vetëm një lojë manovruese brenda politikës së tij’.

Më tej ka theksuar se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”. Duke cituar presidentin Vuçiç, Daçic tha se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës.

Daçiç e ka quajtur të pa logjikshme, deklaratën e Kurtit, ku kërkohet nga Serbia të ndalet fushata për tërheqje të njohjeve. Kujtojmë se Kurti ditë më parë paralajmëroi se më 15 mars do ta heq taksën vetëm për lëndën e parë që vjen nga Serbia, ndërkohë shtoi se më 1 prill mund ta heq plotësisht nëse Serbia reflekton dhe jep sinjale se do të ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve.

Zjarr Tv Ad