Heqja e TVSH-së nuk do të thotë ulje çmimesh’Shehaj nuk është krizë energjie por menaxhimi, barra do të bjerë te konsumatorët

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Ekonomisë Sherefedin Shehu ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me krizën energjitike në vend, që sipas tij lidhet më së shumti me krizë menaxhimi.  Shehu tha se rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh do të sillte një rritje të mëtejshme të çmimeve, ku barra finale do të binte mbi konsumatorët.

Sa i takon heqjes së TVSH-së për çmimet e shportës, Shehu tha se sipas tij kjo nuk do të përkthehej domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, pasi ato vendosen në sajë të kërkesës dhe ofertës në treg. Shehu tha më tej se në rastin e energjisë elektrike, heqja e TVSH do të ndikonte në uljen e çmimit, pasi kemi të bëjmë me çmime të kontrolluara në treg.

“Kjo krizë nuk lidhet me ndikimin e bursës, pasi ne jemi prodhues i energjisë hidrike, dhe kemi një bilanc pozitiv në pjesën më të madhe të kohës, me përjashitim të ndonjë krize, është më shumë zhurmë për qëllime politike, sesa krizë reale.Rritja e çmimeve për biznesin e madh, do të çojë barrën te qytetarët, pasi do të përkthehet në rritje çmimi. Ishin deklarata kontradiktore, pasi nuk flet për mbështetje reale për qytetarët.Kjo është një histori që ka brenda shumë elementë, nëse do të flisnim, realisht për plan masash, kryeministri duhet të kishte bërë një analizë të detajuar të sistemit. Kompanitë kanë bërë punësime masive para zgjedhjeve, njerëz që janë marrë vetëm për tiu dhënë rrogat.

Praktikisht ekspertët nuk gjejnë dot bilancet e KESH, OSHEE dhe OST, nuk ka transparencë dhe informim të publikut.Unë nuk përkrah teorinë e uljes së TVSH, janë dy grupe mallrash, ushqimet dhe çmimi i energjisë që është i rregulluar. Unë marr krahun e ekspertit fiskal, politikat e diferencuara e kanë bazën kur aplikohen për herë të parë, dhe këtu bëhet fjalë vetëm në raste kur kemi të bëjmë mbi TVSH apo akcizën.

Çmimi i mallrave varet nga tregu, unë nuk besoj se në momentin post krizë ka vend për uljen e tvsh. Heqja e TVSH nuk do të thotë ulje e çmmit në treg, nuk mund të shpresojmë në zemërgjerësinë e tregtarëve. Në rastin e energjisë elektrike, ne kemi të bëjmë me një çmim të kontrolluar nga Enti Rregullator i Energjisë, dhe heqja e TVSH sjell dhe ulje çmimi“, u shpreh Shehu në Fax News. Ai tha më tej se qeveria duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që çmimet e energjisë për biznesin të mos të rriten, pasi kjo do të ndikonte në përkeqësimin e situatës me çmimet në treg.

Zjarr Tv Ad