Heqje licensash për spitalet private që nuk akreditohen brenda 6 muajsh

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spitaleve private apo edhe klinikave do tu hiqet licensa nëse nuk akreditohen brenda 6 muajve nga marrja e lejes për ushtrim aktiviteti dhe në rastet kur nuk plotësojnë standartet. Ky ndryshim është pjesë e projektligjit për kujdesin shëndetësor, i cili u prezantua nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Spitalet apo klinikat private që nuk akreditohen brenda 6 muajsh pas marrjes së licencës, do të pezullohen. Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë një projektligj të ri për kujdesin shëndetësor, i cili nuk ka ndryshuar që prej vitit 2015.

Ministria e Shëndetësisë ka alokuar një fond prej 3% të buxhetit të saj për edukimin e profesionistëve e shëndetit, duke nënkuptuar këtu edhe trajnimet e bluzave të bardha.

Në rastet që nuk realizohet dhe që nuk plotësojnë kreditet, përgjegjësia do të bjerë mbi Drejtorin e institucionin, i cili do të gjobitet.

Ndryshime të tjera të parashikuara në projektligjin për Kujdesin Shëndetësor lidhen edhe me ndërtimin e një sistemi elektronik, ku do të hidhen të gjitha të dhënat për pacientët, duke ruajtuar edhe konfidencialietin e tyre.

Ministria me anë të këtij drafti synon edhe krijimin së shpejti të Këshillit Kombëtar të Pacientëve dhe të Shëndetësisë.

 

Zjarr Tv Ad