Hera e katërt! Kryeministri Edi Rama vizitë te familja e Klodian Rashës.

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme viziton familjen e të riut Klodian Rasha. 25 vjeçari u qëllua nga një efektiv i Shqiponjave, në orët e para të 8 dhjetorit 2020, pranë shtëpisë së tij në rrugën “Dritan Hoxha”.

Ende nuk dihet se cila ka qënë arsyeja e vizitës së Ramës në familjen e Rashës. Nuk dihet nëse Rama do të prononcohet për gazetarët për këtë takim.

Kjo vizitë e Ramës vjen pak ditë përpara se Gjykata të japë vendimin për efektivin e Policisë Nevaldo Hajderaj, i cili akuzohet për vrasje me dashje.

Kjo është hera e katërt që kryeministri shkon në shtëpinë e 25 vjeçarit që u vra nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit përballet me akuzën e “vrasjes me dashje”. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se Klodian Rasha nuk kishte pistoletë kur po ndiqej nga Policia.

Zjarr Tv Ad