Heronjtë e heshtur të 26 nëntorit, zjarrfikësit dhe mjekët që shpëtuan jetë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, zjarrfikës dhe mjek tregojnë se si përballuan situatën e fatkeqësisë natyrore. Zjarrfikësi Eduart Tupi dhe Mjeku Isuf Balliu, ofruan ndihmën e parë për banorët e Thumanës dhe Krujës pas ngjarjes së rëndë.

Ora 3:55 minuta e datës 26 nëntor shënon fillimin e një prej ngjarjeve më tragjike që ka përfshirë vendin tonë, tërmetin që u mori jetën 51 personave, la pas qindra të plagosur e dhjetëra mijëra të pastrehë në disa qytete.

Eduart Tupi, zjarrfikës në bashkinë  e Krujës, mëngjesin e 26 nëntorit ishte në turn. Në një intervistë për SYRI TV, krahë kolegëve të tij, risjellë në kujtesë atë mëngjes që do të linte shenjë përgjithmonë në jetën e tij.

Isuf Balliu, ishte mjek roje në spitalin e Krujës mëngjesin e 26 nëntorit, i cili e ka ende të freskët kaosin e krijuar atë mëngjes për shkak të personave të lënduar nga tërmeti.

Por edhe pse heronj të heshtur të asaj ngjarje tragjike, shërbimet zjarrfikëse janë lënë përsëri në mëshirë të fatit. Dy vjet më pas, zjarrfikësit e Krujës, jo vetëm që nuk kanë marrë mjete të reja për të përballuar situata emergjente, por nuk  kanë marrë as mirënjohje.

Zjarr Tv Ad