“Heshtja e Berishës krijoi super Ramën”, Minxhozi: Basha i shumëzonte të tjerët me zero kur nuk fliste ish-kryeministri

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Skëndër Minxhozi, i ftuar në studion e “Log” në Abc, tha se Sali Berisha i dha liri veprimi Lulzim Bashës në kohën që drejtonte PD-së dhe kjo solli krijimin e “Super Ramës.”

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Jola Hysaj u shpreh se në momentin që foli Berisha, kryeministri është sërish “vetëm Rama.”

Minxhozi: Heshtja e Berishës ka prodhuar super Ramën. Basha e kishte kthyer opozitën në skemë biznesi. Të gjithë flisnin, por për sa kohë nuk fliste Berisha, Basha të tjerët i shumëzonte me zero. Në momentin që foli Berisha iku Basha.

Hysaj: Berisha tani që foli i hoqi “super” dhe mbeti vetëm Rama. Mund të mos jetë as Rama.

Minxhozi: Kjo mbetet për tu parë.

Kraja: Në PD, kohët e fundit unë shoh prurje të reja, të cilët janë afruar në një proces gare. Shoh të rinj të cilët janë qëndrestarë dhe mbi të gjitha janë të etur për ndryshim.

Zjarr Tv Ad