Hetime për dosjet e krimeve dhe aksione anti-drogë, kush është efektivi i policisë që i vendosën TRITOL në Shkodër

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Shkodër, ku u vendos tritol pranë banesës së efektivit të policisë, Pëllumb Vukaj.

Bëhet me dije se Vukaj është një emër i njohur në radhët e policisë, pasi ka qenë shefi krimeve dhe se ka marrë pjesë edhe në aksionet anti-drogë dhe në hetime me rëndësi.

Nuk dihet nëse tritoli i vendosur pranë banesës ka të bëjë pikërisht me punën e tij, apo për shkaqe të tjera. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Ajo që shihet në foto e mëposhtme është se ka dëme të mëdha material. Nga shpërthimi i fuqishëm një pjesë e murit është shembur, si dhe dyert e dritaret janë bërë copë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve.

“Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës” njofton policia.

Zjarr Tv Ad