Hetimet e reja ndaj Ilir Beqajt/ Gruaja e ish ministrit, aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, një ditë më parë kryen në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.

Raportohet se SPAK po heton për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike. BKH pas ‘Delta Pharma’ ka ushtruar kontrolle në banesat e aksionarëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike.

Ndërkohë, rezulton se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’.

Sakaq, kontrollet në Delta Pharma kanë vijuar deti natën vonë, ndërsa ka pasur forca të shumta policore. Ilir Beqaj ka dyshime se kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klienteliste.

Zjarr Tv Ad