Hetimet për inceneratorët, SPAK merr në pyetje kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armando Subashi, kryetari i Bashkisë së Fierit po merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Subashi ka mbërritur në zyrat e SPAK në orën 10:30 dhe prej më shumë se tre orësh po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Pyetjet kanë të bëjnë me veprimet e tij në lidhje me inceneratorin e Fierit. Subashi është paraqitur i vetëm dhe pa shoqërinë e një avokati. Nga ana tjetër, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët po dëshmon sot dhe Florian Muçaj, anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit. Hetimet e SPAK për inceneratorin e Fierit janë drejt fundit.

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”.

Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.

Komisioni hetimor që është ngritur për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt.

Zjarr Tv Ad