Gjendja Civile i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një shkresë ku tregon se ish-presidenti Ilir Meta nuk ka kryer ndryshime gjeneralitetesh.
Sipas verifikimeve nga Gjenda Civile, kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, është i regjistruar si Ilir Metaj.
Po kështu Gjendja Civile bën me dije se sipas verifikimeve të kryera nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile, rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani dhe nuk ka bërë kurrë ndryshim mbiemri.
Kujtojmë se hetimi i SPAK për Ilir Metën ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili e akuzoi atë për lobim me qindra-mijëra euro të padeklaruara. Prokuroria e Posaçme i kërkoi më herët KQZ-së formularin e dekriminalizimit për ish-presidentin.