Hetimet për vde.kjen e Festim Latos, pritet konfirmimi i AND-së

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Familja e Festim Latos, shqiptarit të raportuar të vrarë në Holandë ka hapur dyert për familjarët e miqtë pranë banesës në lagjen Lirim të Vlorës, por në derë nuk kanë vendosur lajmërim vdekje.

Edhe për ta, vdekja e 43 vjeçarit të raportuar fillimisht përmes postimeve në rrjetet sociale dhe më pas nga një telefonatë nga Holanda, nuk është e sigurt.

Jashtë kamerave thonë se janë në pritje të analizave të ADN-së për të konfirmuar nëse viktima e dyshuar është familjari i tyre.

Ngjarja mbetet e mbuluar me të panjohura si për dinamikën ashtu edhe për shkaqet.

Bashkëpunëtorët e 43 vjecarit të vetëshpallur presidenti i të ashtuquajturës “Republika e Çamërisë” e quajtën “vrasje politike” për shkak të veprimtarisë së tij për çështjen çame.

Mediat holandeze, thonë se 43 vjeçarit i ishin vënë pas “ushtri” kreditorësh me të cilët ka bërë biznes pasi ai kishte shpallur faliment sipas tyre.

Autoritetet shqiptare ndërkohë thonë se janë në pritje të informacionit zyrtar nga Policia e Holandës që e cituar nga mediat atje thonë se ende është në fazën e hetimit.

 

Zjarr Tv Ad