Hetimet sekrete/Hakerat zbulojnë e-mailet e Gledis Nanos dhe shkresën e DEA-s: Kush është kompania që transporton kokainë nga Ekuadori (EMRAT)

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hakerat kanë publikuar ditën e sotme e-mailet zyrtare të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Por mes e-maileve ka rënë në sy korrespondenca me DEA-n e Athinës, e cila e ka njoftuar Policinë e Shtetit për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit sipas e-maileve të publikuar sot nga hakerat kanë nxjerr emrat e porositësve të kokainës, po ashtu dhe pronarit të kompanisë Shqiptare, me seli në Durrës.

E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021, ndërkohë që përcillen dhe e-mailet e agjentit të DEA-s në Greqi për këtë kompani, e cila trafikon lëndë të konsiderueshme narkotike.

“Informacioni i mëtejshëm nga Zyra e DEA: “Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me  ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth  33.55 kg kokaine.

Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të  kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion  Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA.

Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë  Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.

Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN.

ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.”- thuhet në e-mailin e publikuar nga hakerat, materiale të cilat nuk janë përgështruar nga institucionet shtetërore./panorama.al

Zjarr Tv Ad