Hetimi për Shpëtim Gjikën, ish-kryebashkiaku: Prokuroria po bën lojë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas njoftimit të prokurorisë për dërgimin e tij në gjyq bashkë me shtatë ish vartës, ish kryetari i bashkisë së Vlorës shpëtim Gjika ka deklaruar se hetimet ndaj tij po përdoren për lojë politike para fushatës elektorale. Gjika thekson se pavarësisht Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar një ditë pas lajmit të dhënë nga prokuroria për dërgimin e tij në gjyq për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e parkimeve.

Gjika: Hetimi vazhdon, nuk është mbyllur ende, dhe unë personalisht, jam i interesuari i parë që kjo çështje të zbardhet drejt! Nuk më shqetëson fare nxitimi i organit të akuzës, për të nxjerrë konkluzione pa u mbyllur afati i hetimit, nuk e kanë për herë të parë që e bëjnë me mua këtë veprim!

Prokuroria e Vlorës ka njoftuar se Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë akuzohen se kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncesion për parkimet me pagesë në 24 rrugë të qytetit.

Por ish-kryebashkiaku Gjika mendon se prokuroria është duke bërë një lojë me akuzat ndaj tij.

Gjika: Të them se “dikush” nga prokuroria ka vënë bast që të më dënojë se s’bën, nuk e them dot, sepse për fat të mirë, bastet janë hequr nga Shqipëria! Të them që “dikush” nga prokuroria kërkon të bëjë karriere apo “të kalojë” vetingun me mua, as këtë nuk e them dot, sepse jo shumë kohë më parë, dy “madhorë” nga këta “ dikushet” ngecën paq në rrjetën e vetingut me këtë metode! Të them që “dikush” kërkon ta përdorë këtë çështje si kalë beteje në fushatën e pritshme elektorale, as këtë nuk e them dot, sepse është e sigurt që kjo do ti kthehet në boomerang! E vetmja gjë që më ngelet të them: E drejta e ka rrugën e gjatë….por vjen….!

Sipas kontratës, nga 2015, për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private.

Dhënia me koncension e parkimeve për një firmë që kishte adresën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u miratua me unanimitet nga Këshilli Bashkiak, por i menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve, të cilët kundërshtuan hapur bllokimin e automjeteve, duke sjellë tërheqjen e kompanisë, e cila ka paditur Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit.

 

Zjarr Tv Ad