‘Hienë natën, qingj ditën’, Dule sulmon ashpër Ramën: Kam dhe 5 pyetje

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një deklaratë për mediat ka dënuar me gjuhë të ashpër heqjen e tabelave në gjuhën greke në jug të Shqipërisë.

‘Ky akt përben shkelje flagrante të të drejtave të pjesëtareve të Minoritetit Etnik Grek, siç ato burojnë nga Konventa kuadër e Këshillit të Europës, nga legjislacioni i vendit sikurse edhe nga politikat dhe praktikat europiane’ thuhet në deklaratë.

Kryetari i kësaj partie Vangjel Dule ka sulmuar direkt kryeministrin Rama duke e përkufizuar si person ‘Me qëndrime hiene natën dhe qingji ditën’ ndërsa i ka shtruar disa pyetje:

Përse tabelat u hoqën natën nën një klimë terrori dhe pranie të paarsyeshme policore?

Përse nuk i parapriu këtij akti komunikimi dhe bashkërendimi institucional i veprimeve të Qeverisë me pushtetin vendor?

Përse Qeveria e zotit Rama nuk i ka vendosur vetë tabelat dygjuhëshe në hapësirat ku jeton tradicionalisht dhe në numra të konsiderueshëm Minoriteti Etnik Grek siç e kërkon Ligji për Mbrotjen e Pakicave Kombëtare i votuar qe në tetor 2017?

Përse Qeveria Rama nuk ka miratuar ende aktet nënligjore, të domosdoshme për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, në një kohë qe e kishte detyrim ligjor qe duhej plotësuar deri ne maj 2018?

Përse nuk ka marrë asnjë masë për autorët e prishjeve sistematike të tabelave dygjuhëshe në aksin Kakavi- Gjirokastër? Përse nuk janë rehabilituar ato?

Zjarr Tv Ad