Hillary Clinton i jep Ramës çmimin e rëndësishëm, flet me superlativa: Njeri që e admiroj, karrierën e tij e ndjekur me interes të madh!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka folur me superlativa për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një ceremoni që po mbahet në Nju Jork, Clinton ka vlerësuar Ramën me çmimin e rëndësishëm të “Pionerit Global”.

“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju perzantoj dikë të cilin e admiroj, të cilin kam pasur privilegjin ta njoh, karrierën e të cilit e kam ndjekur me interes të lartë dhe admirim, udhëheqja e të cilit është simbol i një misioni të përbashkët, atë të ngritjes së grave dhe vajzave”, tha Clinton para personaliteteve të rëndësishme nga gjithë bota. Ajo foli dhe për strehimin e afganëve në Shqipëri.

“Në krye të kësaj është kryeminitri Edi Rama. Kryeminsitri Rama kuptoi thuajse instiktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën. Të thoshte “Po”. Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht gra në nevojë. Falë qeverisjes së tij më shumë se 1,000 afganë janë të sigurtë në Shqipëri. Kur e mora në telefon për ta falenderuar, ai u përgjigj shumë natyrshëm “çfarë tjetër duhet të ksihim bërë”, tha Clinton. Ish-kandidatja për presidente e SHBA foli dhe për mandatin e tretë të Ramës dhe i dha çmimin.

“Mbi 70% të kabinetit të tij janë gra dhe disa prej tyre janë këtu. Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në qendër të axhendës së tij. Në një kohë kur në mbarë globin siguria e grave është në vështirësi. Kam nderin e madh ti jap Çmimin e “Pionerit Global” kryeministrit Rama”, përmbylli Hillary Clinton.

Zjarr Tv Ad