“Hiqni taksat”, Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Doni “tërmet” që të bjerë qeveria, por ju s’mbani dot gjallë…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjgjur opozitës e cila kërkon që qeveria të heqë taksat për qytetarët shqiptarë në këtë kohë krize. Ai tha në seancën e sotme në Kuvend se me heqjen e taksave, do të boshatiset buxheti i shtetit. Sipas Gjiknurit, kjo krizë ekonomike që ka pushtuar mbarë botën, sapo ka nisur.

Gjiknuri sulmoi më pas opozitën duke thënë se nuk mund të mbajnë dot gjallë organizatën e tyee dhe jo më të drejtojnë një shtet.

“Opozita ka dëshirë për të sulmuar qeverinë. Çmimet nuk kontrollohen nga qeveria shqiptare. Këtu nis dhe del një togfjalësh i ri; hiqni taksat dhe qeveria është grup i strukturuar kriminal. Por të thuash të heqësh taksat, do të thotë që ta lësh qeverinë të zbuluar në skenarë që ne se dimë se si do të zhvillohen. Prudenca e ekonomisë, është; targeto njerëzit më të varfër. A duhet më shumë? Mbase duhet më shumë, por problemi është sa janë mundësitë.Targeto njërëzit në nevojë dhe qeveria këtë po bën me politikën sociale, po targeton shtresat në nevojë. Por kjo krizë sapo ka filluar.

Rishikimi i buxhetit ka prerë investime dhe shërbime që mund të quheshin jo aq të domosdoshmeKjo krizë sapo ka filluar. Funksioni i shtetit nuk mund të bjerë, se këtë doni ju. kur nuk ke shpresa, nuk ke mbështetës, dështon me vota, doni tërmet politik që të bjerë qeveria. Duke tërbuar dhe nxitur njerëzit me idenë se kjo qeveri duhet përmbysur. Kjo është e vetmja shpresë që keni. Doni të krijoni idenë e tokës së djegur. Kur ju shohin juve thonë, dikush mund të thotë; më mirë të rrijë Edi Rama. Do doja të kishte ekuilibër politika, por kjo është e vërteta. Bëhuni të arsyeshëm,

Arsyeja është fjalë e madhe në Shqipëri. Por një qeveri e përgjegjshme s’mund të plotësojë çdo kërkesë tuajën. Heqja e taksave do të thotë që arka e shtetit të jetë bosh. Ku e dimë ne se si do të performojë qeveria?. Ju nuk mbani dot gjallë organizatën tuaj dhe jo më të drejtoni një shtet. Bëhuni  të arsyeshëm, se një qeveri e [përgjegjshme nuk mund të zbatojë çdo lloj kërkesë që vjen nga oreksi juaj, i nisur se po i bëni mirë njerëzve”,u shpreh Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad