Historia e jashtëzakonshme e kryebashkiakut nga Italia me bariun që rezultoi pozitiv

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njerëzit e mirë egzistojnë në këtë botë, këtë e vëmë re me Kryebashkiakun, nga Italia Gaspare Giacalone, me gjestin e tij fisnik dhe të jashtëzakonshëm, që bëri me bariun që rezultoi pozitiv. Gaspare kryebashkiaku në Petrosino në Itali, një qytet me tetë mijë banorë në provincën e Trapani, me gjestin e tij të rrallë mori përsipër të kujdesej për kopenë e deleve të një bariu, që siç e theksuam edhe më lart, rezultoi pozitiv.

Giacalone, ka marrë një telefonatë nga bariu, ku që kishte dhe një kërkesë për t’i ardhur në ndihmë, ku kryebashkiaku nuk e ka menduar dy herë, që t’i vinte në ndihmë bariut, për t’u kujdesur për kopenë e deleve. Gaspare, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar: “Ndërkohë që  Antonio po qëndron në shtëpi, unë po përpiqem t’i jap njëfarë ngushëllimi dhe mbështetjeje, duke e ndihmuar për të gjetur një zgjidhje.”

Këtë mëngjes më gjeni mes deleve, qengjave dhe dhive, sepse bariu Antonio, më thirri i dëshpëruar për ta ndihmuar. Ai sapo ka mësuar se është inf ektuar, bashkë me familjen e tij dhe nuk ka askënd që të kujdeset për kopenë. Unë menjëherë vrapova për ta ndihmuar. Ai po qëndron në shtëpi, ndërsa unë përpiqem t’i jap një farë ngushëllimi dhe mbështetje me telefon, duke e ndihmuar për të gjetur një zgjidhje.

Antonio e do punën e tij, ka gjithë jetën e tij që ruan delet dhe nuk dëshiron që t’i braktisë. Unë nuk e kisha menduar kurrë se të jesh Kryetar Bashkie ishte e gjitha nder dhe lavdi. Po i vë këmbët në tokë të lagura nga djersa, ku ka punë dhe sakrifica. Aty ku ka vuajtje dhe nevojë. Sot ndihem pak më shumë Kryetar Bashkie se herët e tjera.”, ka shkruar ai.

Histori të tilla dhe të jashtëzakonshme, nuk ndodhin shpesh. Kjo histori, na bën të reflekotjmë dhe më fisnikë.

Zjarr Tv Ad