Historia e Lulzim Bashës me milionat e krimit, belgët e kërkojnë me forcë!

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha njihet si një politikan, i cili kurrë nuk ka folur me emra të përveçëm dhe të ketë denoncuar personalisht afera apo krime konkrete. Gjatë këtyre 8 viteve që ai ka qenë kryetar i Partisë Demokratike këtë “punë” e ka bërë Sali Berisha dhe tek-tuk ndonjë deputet tjetër i partisë.

Por në datën 21 Qershor të vitit 2018, papritur dhe gjoja “rastësisht”, ai lëshoi një denoncim “bombë” në parlament.

Ndërkohë që po mbante një fjalim në parlament dhe disa deputetë socialist po qeshnin me fjalët e tij, Lulzim Basha, papritur ndali retorikën boshe dhe denoncoi një operacion të krimit të organizuar i cili ishte në veprim.

Si përfitues dhe të implikuar, ai akuzoi drejtpërdrejtë Taulant Ballën duke e treguar live me gisht.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milionë euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, deklaroi Basha.

Denoncimi bëri bujë dhe jo vetëm nga media, u shtruan shumë pyetje retorike.

Nga e dinte Basha se po zhvillohej nga krimi i organizuar në bashkëpunim me nr.2 të Rilindjes, një operacion i madh për transportimin e miliona eurove drejt Shqipërisë?!

Por edhe nëse e dinte, përse e dekonspiroi duke folur përpara kohe?!

Shumëkush nuk e besoi, por vetëm 3 ditë më pas në 24 QERSHOR 2018 ndodhi “çudia”.

Kapen në Durrës dy mjete Toyota Yaris me disa miliona euro të fshehura dhe 3 persona u arrestuan; dy shoferët dhe administratori i kompanisë që transportoi makinat.

Fillimisht u tha në media se ishin 5 milionë euro, po më pas zyrtarisht policia njoftoi për gjetjen e 3.4 milion eurove.

M 25 QERSHOR 2018, Policia njoftoi, se informacionin e mori nga një agjensi vendase disa orë pasi Lulzim Basha kishte folur në parlament duke lënë për të nënkuptuar se bëhej fjalë për SHISH.

“Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara”, shkruhej në njofimin e policisë.

Po atë ditë Taulant Balla njoftoi se do të dilte në një komunikim urgjent me gazetarët për këtë çështje, por më pas e anulon konferencën duke u mjaftuar me një reagim në Facebook.

“O Babale! Mjere kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli, se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve”, shkruante Balla.

Një ditë më pas, më 27 QERSHOR 2018, Balla kallëzon Lulzim Bashën për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

“Ligji e ndalon përhapjen e informacioneve hetimore, sekreteve hetimore apo çdo të dhënë tjetër me pasoja për hetimin, që sikurse rezulton, personat nën hetim janë zhdukur nga Shqipëria duke mos u bërë e mundur kapja e tyre”, thuhej në padinë kundër Bashës.

Në të vërtetë kushërinjtë Vladi, që ishin edhe organizatorët e sjelljes së parave në Shqipëri u arratisën dhe nuk u arrestuan nga policia.

M 29 QERSHOR 2018 Prokuroria nisi hetimin për dekonspirimin e operacionit të policisë, për shkak të deklaratave të Lulzim Bashës në parlament që njoftonte mbërritjen e eurove në mjetet Toyota Yaris. Dy kushërinjtë Vladi që kishin porositur makinat ishin arratisur menjëherë pas deklaratave të kreut të PD-së, megjithëse njëri prej tyre duhet të priste makinat në portin e Durrësit sipas dëshmive.

Dyshimet ishin se ai e kishte kuptuar se policia i kishte zbuluar paratë nga deklarata e Bashës në parlament.
Paralelisht vazhdonte gjyqi, pas padisë së Taulant Ballës për shpifje

Më 23 Tetor 2018, Basha merret në pyetje në prokurori për dekonspirimin e operacionit.

Pas daljes nga prokuroria, Lulzim Basha e zgjeroi gamën e akuzave duke përmendur edhe deputetë të tjerë socialistë përveç Ballës.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës janë të vërteta. Në këtë aferë Usli Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, tha Basha.

Më 21 JANAR 2019, Lulzim Basha, dënohet nga gjykata për shpifje ndaj Taulant Ballës me 50 mijë lekë gjobë. Sipas vendimit ai nuk mundi të provojë lidhjen e Ballës mes paratë në Toyota Yaris. Ndërkohë Prokuroria vazhdonte hetimet për dekonspirimin e operacionit.

Në datën 19 KORRIK 2019 në Tiranë mbërrijnë një grup prokurorësh belg, të cilët marrin në pyetje edhe Lulzim Bashën për 90 minuta.

Pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda, Basha tha se kishte dhënë akoma më shumë informacion se sa kishte deklaruar në publik.

“Dhashë sot informacione të plota për Toyota Yaris edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës. Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave. Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik”, tha Basha.

Në muain Nëntor 2020, sfumohet akuza ndaj grupit që transportoi 3.4 milionë euro duke i akuzuar vetëm për mosdeklarim parash në kufi ndaj një shtetasi gjerman, Karlo Rizzoti i cili erdhi personalisht në Tiranë dhe deklaroi përpara grupit hetimor se paratë ishin të atij.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit, Lulzim Basha zhvilloi një takim në Laprakë në datën 27 Mars në një lokal. Nga disa media u zbulua se lokali ishte i babait të një prej të akuzuarve për sjelljen në Shqipëri të 3.4 milion eurove me Toyota Yaris.

Në 15 Nëntor 2021 gjatë një debate të ashpër në parlament, Edi Rama zbulon për herë të parë se Lulzim Basha refuzon që të shkojë në gjykatë në Belgjikë për çështjen e Toyota Yaris e cila duket se aty vazhdon.

“Ore ca është ky mo, orë pse nuk qetësohuni? Më lini të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë? Dilni këtu dhe nuk lini gjë pa folur ndërkohë që nuk na lini të flasim neve. Lulzim pse nuk shkon në gjykatën e Belgjikës për ‘Toyota Yaris’? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon?”, ka akuzuar Rama.

Ndërkohë në takimet e ‘Foltores’, Sali Berisha, duke kërkuar që demokratët që të njohin thelbin dhe rolin e kryetarit të tyre, ka lëshuar akuza të forta për këtë çështje, madje duke aluduar se Basha ka ndarë para të krimit me Taulant Ballën.

“Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier nëq telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. PO ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ata erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndau me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh.

Më vonë i thonë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t’i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”, ka deklaruar Berisha në ‘Foltoren’ e Kurbinit, por që i ka përsëritur edhe në të tjera.

Basha nga e tij zgjodhi studion e Top Channel në emisionin Open”, që të kundërpërgjigjej.

“Në korrik të 2019, kam dhënë dëshminë e plotë për këtë çështje, për aq sa janë deklaruar në publik, kam dhënë dëshminë para policisë belge dhe SPAK-ut. Çështja për sa kohë është në hetim dhe unë kam vënë dëshminë, kjo është se lideri i opozitës është personi i dytë më i informuar pas kryeministrit. Unë kisha dhe targën e makinës, kjo çështje është pjesë e një fabule të pas 9 shtatorit, dhe ka shpikur fabulën që mua më mban peng Edi Rama. Pasi i kanë shtruar këtë pyetje, Berisha thotë dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, se Basha nuk ka dhënë dëshmi para autoriteteve belge. Por të gjithë e dinë se autoritetet belge më kanë marrë në pyetje për 3 orë. Ajo është një çështje që merren hetuesit, nuk është detyra ime. Unë kam detyrën publike të denoncoj raste të tilla. Përfshin politikanë të lartë të mazhorancës çështja e Toyota Yaris”, deklaroi ai.

Programi “Çim Peka Live”, ka zbuluar për herë të parë se Lulzim Basha nuk është thjesht një dëshmitar në gjithë këtë histori, por person i proceduar penalisht.

Dhe jo nga prokuroria shqiptare, por nga ajo belge. SYRI solli ekskluzivisht dokumentet e prokurorisë belge ku Basha është person nën hetim.

Zjarr Tv Ad