Historia e miliarderit/ I rrëmbyen nipin por refuzoi të japë para, grabitësit hakmerren rëndë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

J Paul Getty ishte një nga miliarderët më të pasur në botë. Ai e ngriti pasurinë e tij duke tregtuar naftë. Por manjati nuk është i famshëm vetëm për pasurinë e tij por edhe për faktin se është një nga miliarderët më koprracë ndonjëherë.

Getty refuzoi të paguante shifrën që i kërkuan për lirimin e nipit të tij, që e rrëmbyen në vitin 1973. Si hakmarrja rrëmbyesit i prenë veshin të riut dhe ia dërguan gjyshit të tij kurnac.

Por kurnacëria e miliarderit ishte e njohur shumë kohë përpara rrëmbimit të famshëm, që është kthyer në film dhe seri televizive.

Dashuria e manjatit të naftës për paratë, bëri që ai të refuzonte ti paguante trajtimin djalit të tij me sëmundje të pashërueshme.

Ai ishte djali i gruas së pestë dhe të fundit të miliarderit, Teddy Getty Gaston, i cili vdiq në prill të vitit të kaluar në moshën 103 vjeçare.

Industrialisti i njohur amerikan nuk pagoi faturat mjekësore të djalit të tij Timmy që u verbërua dhe më pas vdiq nga tumori i trurit. Për më tepërm, ndërsa Timmy luftonte për jetën e tij, Getty nuk shkoi ta shikonte për 4 vite.

Ai nuk ishte në lindjen e djalit dhe kur Timmy vdiq në moshën 12-vjeçare, miliarderi nuk mori pjesë në funeral.

Getty dërgoi vetëm një shënim ku i kërkonte falje bashkëshortes Teddy duke u justifikuar se ishte shumë i zënë.

 

Zjarr Tv Ad