Panetone është shndërruar në ëmbëlsirën karakteristike festës së Krishtlindjes jo vetëm në Itali, por në mbarë botën ku përfshihet edhe Shqipëria.
Receta e saj lindi në Milano në shekullin e XIV.
Panetona tradicionale e Milanos ka një formë më të stërgjatur por ekziston edhe versioni i saj më i shkurtër dhe më i rrumbullakët që është përhapur më shumë në zonën e Piemontes.
Panetone tipike e traditës milaneze, e cila konsiston në gatimin e saj me dorë, është një produkt furre, me përbërës natyralë për ardhjen e brumit dhe ka një formë tipike cilindrike të marrë nga “letra e furrës”, e cila ngjitet derisa produkti të përfundojë. Ëmbëlsira përfaqëson një strukturë të butë dhe një aromë tipike të fermentuesve si soda e bukës. Panetone tipike e traditës artizanale milaneze gatuhet me ujë, miell, gjalpë, vezë (ose vetëm të verdhat e vezëve), por mund të shtohen edhe copa të prera të frutave të freskëta, lëkurë portokalli ose qitroje.
Me rastin e festave të fundvitit, industria italiane prodhon më shumë se 100 milionë ëmbëlsira, të cilat më pas shpërndahen në të gjithë botën.
Para se ta konsumoni duhet ta ekspozoni panetonen afër një burimi nxehtësie (një oxhaku të ndezur, një kaloriferi, brenda një furre e cila po ftohet pas pjekjes së ndonjë gatimi, ose në mungesë të këtyre mjeteve, brenda një mikrovale duke vendosur një temperaturë jo shumë të lartë dhe për shumë pak minuta). Nxehtësia shërben për shkrirjen e gjalpit me të cilin është gatuar.
Vera më e përshtatshme për shoqërimin e panetones është spumantja e ëmbël e cila vihet fillimisht për disa minuta në frigorifer.