Historia e parfumit me dedikim që tradhtoi skifterët laçianë në Francë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetë grabitës kanë rënë në prangat e Policisë pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas një hetimi të përbashkët të policisë franceze dhe asaj shqiptare të cilët ishin vënë në gjurmët e grupit të cilët vidhnin banesat në Francë dhe më pas ktheheshin menjëherë në Shqipëri.

Gjithçka ka ardhur pas zbulimit të njërit prej të arrestuarve i identifikuar si Alfons Përkola, i cili mbante në shtypinë e tij në Laç një parfum të personalizuar  ku ishte shkruar  “Gëzuar Krishlindjet’ që e kishte vjedhur në një nga shtëpitë e grabitura.

Kjo ishte edhe prova e fortë që çoi Policinë në arrestimin e 8 personave të dyshuar.

Lambotte Dominique, ishte një nga francezet në mesin e dhjetra personave që kishte denoncuar vjedhjen e banesës së saj, nga persona të paidentifikuar.

“Kanë marrë lekët e vajzës tonë, të cilat gjendeshin në një kuti të vogël metalike të dhomës së saj, në bibliotekë një shumë prej 250 eurosh, si dhe një parfum ‘One Million Paco Rabane’, ku ishte shkruar emri i bashkëshortit tim “Ferdinand”. Ai gjendej në komodinën e dhomës tonë të gjumit. Shishja e parfumit ishte në dy ngjyra, gold dhe e zezë”, përshkruante francezja.

Aktualisht në prangat e policisë janë  8 të dyshuar, pesë prej të cilëve në Francë, të gjithë pjesëtarë të familjes Kajtazi, ndërsa Alfons Përkola, Besnik Fufi dhe Aleks Marku u arrestuan në Shqipëri me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Nga hetimet e përbashkëta franko-shqiptare rezultoi se si bazë e bandës shërbente familja Kajtazi.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, mori pjesë edhe gjykatësja franceze e hetimeve paraprake dhe disa oficerëve të policisë gjyqësore u gjetën dhe sekuestruan bizhuteri, mes tyre dhe një gjerdan me gurë cmuar, si dhe sende të tjera, me vlerë rreth 300 000 euro.

Hetimi zbuloi se përgjatë tre muajve të fundit të 2018, të ashtuquajturit “skifterë” kishin vjedhur me forcë rreth 70 apartamente në zonën e Nancyt.

 

Zjarr Tv Ad