Historia e pazakontë e shqiptarit nga Kosova që jeton në Zvicër…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri nga Kosova që jeton në Zvicër, ka bërë një gjest shumë bujar nga ana e tij, ku ka tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane.

Djali në fjalë, quhet Eduard Latifi, që ka gjetur një çantë të braktisur përpara një dyqani.

Latifi ishte bashkë me bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël Arbonin, kur gjeti një çantë me ngjyrë të kuqe.

“Unë menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimtë. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të. Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Gruaja ime më tha që të qetësohem. Prita për disa minuta aty me idenë se pronari mund të kthehej dhe ta merrte në të njëjtin vend. Më pas u nisa në Polici dhe e dorëzova çantën”, është shprehur shqiptari.

I riu nga Kosova për gjestin e tij fisnik, është shpërblyer nga pronarja e çantës, e cila i kishte dhënë menjëherë 100 franga bakshish.Këtë histori, e ka konfirmuar policia e Kantonit Thurgau.

“Pronari i çantës së kuqe është një grua e moshuar. Ajo ishte në gjendje të identifikonte veten si pronare të parave dhe ne i dhamë asaj çantën dhe përmbajtjen e saj”, kështu është shprehur zëdhëni i policisë.

Zjarr Tv Ad