Historia interesante e përçarjes mes dy vëllezërve

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy nga kompanitë më të njohura të këpucëve në botë u lindën nga një periudhë e përçarjes në mes të vëllezërve.

Në vitet 1920, vëllezërit gjermanë Adolf dhe Rudolf Dassler nisën një kompani këpucësh së bashku në dhomën e lavanderisë së nënës së tyre.

Biznesi i tyre bëri bum të vërtetë pasi këpucët e Dassler mbathnin këmbët e atyre që fitonin medalje të arta në olimpiadën e vitit 1930.  Por, ndërsa shitjet e tyre u rritën, kështu filluan tensionet në mes të dy dy vëllezërve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ato arritën kulmin. Nga fundi i luftës, vëllezërit kishin ndarë kompaninë dhe kishin bërë një luftë të tyre – në arenën e biznesit. Adolf, i cili preferonte të quhej Adi, emëroi biznesin e tij Adidas, duke kombinuar emrin e tij dhe mbiemrin.

Rudolf u përpoq të bëjë njëjtën gjë me firmën e tij të quajtur Ruda, edhe pse më vonë e ndryshoi atë në Puma. Thuhet se vëllezërit nuk folën më, dhe rivaliteti i tyre i hidhur ndau edhe qytetin e Herzogenaurahut, ku u ndërtuan fabrikat e tyre konkuruese në brigjet e kundërta të lumit të qytetit.

Deri në shtator 2009, shumë kohë pas vdekjes së vëllezërve, kompanitë lanë mënjanë grindjet e tyre dhe u takuan përmes një ndeshje miqësore futbolli.

Zjarr Tv Ad