Historia që tronditi Greqinë, noti i parë në det pas 7 vitesh e paralizuar

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është emocionuese dhe shpresëdhënëse imazhi i Myrto Papadomichelaki duke notuar në det shtatë vjet pas makthit që ajo përjetoi në duart e pakistanezit, Ahmed Waqas.

Fotografia është postuar në llogarinë e saj në Facebook nga nëna e Myrtos, Maria Kotrotsou, duke shkruar: Hera e parë që noton në det pas 7 vjetësh.

Ishte data 23 korrik 2012, kur Myrto Papadomichelaki, asokohe vetëm një adoleshente 15 vjeçare, u gjet në gjendje kome, gjysmë e zhveshur, e rrahur dhe e përdhunuar në një plazh në Paros.

Rasti i saj tronditi mbarë opinionin publik.  Vajza arriti të mbijetonte, por humbi aftësinë për të ecur dhe ushqyer.

Shtatë vjet më vonë, ajo vazhdon luftën e saj të madhe për shërim, gjithnjë me nënën në krah.

Ndërkohë autori i ngjarjes është dënuar me burgim të përjetshëm.Në rrëfimin e tij para policisë dhe gjykatës, pakistanezi pati deklaruar se gjithçka nisi për ti grabitur celularin.

Por pasi vajza ka bërë rezistencë, ai e ka goditur në kokë me një copë shkëmbi në kokë, duke e lënë pa ndjenja. Më pas edhe e ka përdhunuar.

Pas ngjarjes, pakistanezi i cili ishte punëtor sezonal në ishull, tentoi të arratisej duke u larguar drejt Athinës por u arrestua.

Zjarr Tv Ad