Historia rrëqethëse e studentes: 19 vite që nuk eci,por mos më izoloni! Karroca është shpresa ime e vetme

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Quhet Stelina Brakaj,është 19 vjeçe dhe studion  informatikë në shkollën industriale Vlorë.

Prej lindjes vuan nga një sëmundje e cila nuk e lejon të lëvizë, nuk e lejon të ecë me hapat e saj, por në asnjë mënyrë nuk është dhe nuk mundet të bëhet pengesë për 19 vjeçaren

Me ndihmën e një karroce, e sheh përditë në shkollën industriale, aty ku është një nga nxënëset më të mira të shkollës, por veç  informatikës, ka edhe pasione të tjera, mbi të  gjitha muzikën.

Mbështetja e saj më e madhe është familja, nëna që e shoqëron për çdo ditë, por edhe shokët dhe shoqet e saj.

Jeton në konviktin e shkollës industriale, bashkë me mamanë e saj, në pamundësi edhe të faktit se nuk mund të shkojë përditë në Llakatund, aty ku jeton pjesa tjetër e familjes.

Shtatë operacione të kryera mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk e kanë ndihmuar të ngrihet në këmbë, madje për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale ka humbur edhe një veshkë.

Pak vite më parë pati mundësitë të shkonte drejt SHBA, për një tjetër operacion, që mund ta ngrinte në këmbë, por diçka e tillë nuk u realizua për shkak të  vështirësisë ekonomike dhe ndihmës së premtuar, por të parealizuar.

I kanë dhënë disa herë premtime, deputetë, pushtetarë e deri dhe ministra, por në realitet veç premtimit asgjë tjetër.

Stelina sot lëviz me ndihmën e një karroce mekanike, por fakti që duhet të ndjekë shkollën e bën të pamundur, teksa një karrocë elektrike do të ishte zgjidhja për 19 vjeçaren.

Është e apasionuar pas muzikës, por mbi të gjitha mbi shkollën.

Kërkon vetëm ndihmë, por jo lëmoshë

Stelina është kryelartë, për atë çfarë ka realizuar, pavarsisht vështirësive dhe aftësive të kufizuar

Stelina Brakaj  sot është 19 vjeçe, vitin tjetër do të shkojë në universitet,duket se asgjë nuk e ndal.

Dhe qëllimi i saj është të vijojë informatikën, pa harruar edhe muzikën, pasionin e saj të dytë.

Sot ka nevojë për ndihmë,ka nevojë  për një  karrocë elektrike, për të vijuar dhe ndjekur ëndrrat dhe pasionet e saj.

Të  gjithë  ata që  kanë mundësi  ta ndihmojnë  Stelinën  ju lutemi kontaktoni te nr i saj personal  0675353627 –Stelina

Zjarr Tv Ad