Historiani amerikan kritikon Perëndimin për “hipokrizi”

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ZUHAL DEMİRCİ

Historiani amerikan William Holt ka kritikuar Perëndimin për “hipokrizi”, duke thënë se në arenën ndërkombëtare nuk ekziston vullneti për t’i diskutuar vuajtjet e myslimanëve gjatë historisë.

‘Në Perëndim thuajse aspak nuk njihen masakrat ndaj myslimanëve’

Holt, studiues i aspekteve historike në fushën e migrimit, linguistikës dhe kulturës, gjendet në Turqi për të realizuar takime të ndryshme.  Ai ka shpjeguar vrasjet e kryera kundër myslimanëve në Luftën Osmano-Ruse të viteve 1877-1878 dhe tregimet e migrantëve të cilët ikën nga shtypja.

Holt tha se në librin e tij të fundit në lidhje me këtë luftë, të titulluar “The Balkan Reconquista and Turkey’s Forgotten Refugee Crisis”, rrëfehen vuajtjet e myslimanëve gjatë migrimit, vendimi për të ikur dhe përjetimet e tyre pas ardhjes në Stamboll.

Sipas tij, në arenën ndërkombëtare, por edhe në Turqi, përmasat e persekutimeve të asaj kohë nuk njihen mjaftueshëm.

“Kjo në Ballkan dihet, por nuk i pranojnë vuajtjet që i kanë përjetuar myslimanët. Në arenën ndërkombëtare, nuk duan t’i trajtojnë vuajtjet e turqve, myslimanëve. Më shumë kanë dëshirë t’i shpjegojnë përjetimet e të krishterëve”, shprehet Holt.

Shkaqe për këtë janë orientalizmi, islamofobia dhe antiturqizmi, si dhe grupet lobuese të krishterë në Perëndim, thotë Holt, duke shtuar se ngjarjet atje diskutohen në mënyrë të njëanshme.

Ai tregon se në luftën e para 142 viteve, refugjatët që erdhën nga Ballkani në Stamboll u strehuan në shumë xhami dhe medrese, përfshirë Xhaminë Ajasofja.

Holt shpjegoi edhe rrëfimet e refugjatëve të pasqyarara në një pikturë të një piktori hungarez të asaj kohe.

“Në këtë pikturë mund t’i shihni refugjatët brenda Ajasofisë. Në vitin 1877, në Ajasofja për 3-4 muaj qëndruan 8-12 mijë të shpërngulur. Këta refugjatë ishin shumë të sëmurë. Në fotografi shohim të gjitha llojet e jetës. Fëmijë, pleq, gra. Aty ngrohen, hanë ushqim dhe pikëllohen. Mendojnë për hakmarrje, bisedojnë. Ky mbase është një tregim i harruar i Ajasofisë. Ekziston një histori e habitshme dhe e rëndësishme në kohën kur Ajasofja ishte një strehë refugjatësh”, tha Holt.

Ndërkaq, duke folur për ngjarjet e vitit 1915, historiani amerikan shprehet:

“Kur në Perëndim trajtohen këto ngjarje; kur viktima janë myslimanët, përdoret shprehja ‘luftë civile’, ndërsa kur viktima janë të krishterët, thonë ‘gjenocid’. Refugjatët e Luftës Osmano-Ruse na ndihmojnë t’i kuptojmë ngjarjet e vitit 1915. Kjo nuk filloi nga asgjëja, kishte një mjedis dhe një të kaluar, kishte dhimbje para asaj”.

Kush është William Holt?

Historiani amerikan Holt ka përfunduar studimet e magjistraturës mbi Lindjen e Mesme në Universitetin e Utah-s në vitin 2014.

Këtë vit, Shtëpia Botuese e Universitetit të Utah-s botoi librin e tij “The Balkan Reconquista and Turkey’s Forgotten Refugee Crisis”.

Holt është studiues i çështjeve historike në fushën e migrimit, linguistikës dhe kulturës.

Zjarr Tv Ad