Hodhën flakadanë e molotov në drejtim të policisë dhe Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës, arrestohen 4 të rinj

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër të rinj janë arrestuar nga policia pasi hodhën lëndë piroteknike gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e së martës (20 shkurt) në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në pranga kanë të rinjtë Kindi Toli, 21 vjeç; Andrea Malia, 18 vjeç; Bledar Kola, 37 vjeç; dhe Ismet Stefanis, 33 vjeç; të cilët sipas uniformave blu ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës.

Ata akuzohet se hodhën kapsolla, flakadanë, molotov në drejtim të punonjësve të Policisë dhe Kryeministrisë.

Ndërkohë u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: – A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, duke hedhur lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të një insitucioni shtetëror, arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, më datë 20.02.2024, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. T., 21 vjeç, A. M., 18 vjeç, B. K., 37 vjeç, dhe I. S., 33 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 21 flakadanë të plasur;

– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;

– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;

– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;

– 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

Zjarr Tv Ad